Kosova
Për Kosovën të debatohet vazhdimisht në KS të OKB-së, insiston Serbia
Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të shqyrtohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm për punën e UNMIK-ut në periudhën 16 janar – 15 maj 2019.
Siç njofton FoNet, Serbinë në këtë takim e përfaqëson nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Kjo agjenci shton se Daçiq në fjalën e vet do të “tregojë për nevojën e shqyrtimin të vazhdueshëm të Kosovës në KS të OKB-së” si dhe për “domosdoshmërinë që UNMIK- u të mbetet i angazhuar, me vëllim të pazvogëluar e me mandat të pandryshuar në Kosovë ”, për shkak të, siç thuhet, “shtimit të tensioneve dhe situatës jostabile në të“.
Në mbledhje do të shqyrtohet në veçanti operacioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës












