Kosova
“Për nder të “Prishtina Rozë” sot trafiku Urban i liron nga pagesa të gjitha gratë dhe vajzat
Të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në trafikun urban në Prishtinë
Të shtunën të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në trafikun urban në Prishtinë
Për nder të “Prishtina Rozë”, të shtunën e 29 tetorit të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në transportin publik në kryeqytet.Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Trafikut Urban në Prishtinë.
“Për nder të ‘Prishtina Rozë’ më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K ‘Trafiku Urban’ SH.A”, thuhet në njoftimin për media.“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













