Futboll
Për shkak të mosinkuadrimit të Shaqirit, tifozët të pakënaqur me Kloppin
Mbrëmë, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, Liverpooli pësoi humbje 3:0 nga Barcelona në “Camp Nou”.
Tifozët e Liverpoolit ende nuk po mund të besojnë se si Jurgen Klopp e inkuadroi Divock Origin para Xherdan Shaqirit në ndeshjen e mbrëmshme.
Klopp është kritikuar tejmase pas ndeshjes.
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se Shaqiri duhej të inkuadrohej para Origit, për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
“Nuk e mohojmë se Messi është më i miri i të gjitha kohëve, por ta inkuadrosh Origin para Shaqirit, s’mund të shënosh gol”, shkroi Sonal Pai në Twitter.
Një tjetër tifoz me emrin Yash Tarphe shkroi: “Zëvendësimet e Klopp nuk mund të kuptohen. Ta sjellësh Origin kur ne kemi Shaqirin në bankë, si mund të ketë ndikim”, shkruan Zëri, përcjell albinfo.ch.
“Sinqerisht më shqetëson fakti se si inkuadrohet Origi para Shaqirit. Ai është i tmerrshëm”, shkroi Callum.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











