Kosova
Përfaqësuesi i Kosovës rrëmben çmimin e parë, mposht serbin në xhudo
Është bërë e ditur se xhudisti japonez ka mposhtur serbin për të artën e parë me flamur të Kosovës. Shigeki Nakamura ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, transmeton albinfo.ch.
Në një ndeshje me xhudistin serb, ndeshje kjo për të artën, në finale të kategorisë deri në 73 kg, të shtunën pasdite, mposhti xhudistin Aleksandar Rajiçiq me “ippon”. Deri në finale, ai fitoi edhe tri luftëra të tjera.
Nakamura para pak kohësh ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe në paraqitjen e parë, fitoi të artën.
Nga ana tjetër. Flaka Loxha ka humbur finalen e saj në Dubrovnik. Ajo u mposht nga italianja Veronica Toniolo me një “waza-ari” pas katër minutash luftë.
Deri në finale të kategorisë deri në 57 kg, Loxha kishte fituar dy lufta.
Më herët gjatë ditës, Laura Faziu fitoi medaljen e artë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën