Kosova

Përfundon seanca ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

Para pak minutave ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademajt, seancë që u zhvillua në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Tash pritet që gjykata të marrë vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, ndërsa pas përfundimit të seancës, avokatët e dy të dyshuarve Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, kanë thënë se klientët e tyre janë mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.