Lajme
Perimet që kanë më shumë vlera nëse konsumohen të ziera
Duhet konsumuar perime të ndryshme, të cilat i përgatisim në mënyra të ndryshme, ndërkaq disa janë më të shëndetshme të hahen të ziera sesa të freskëta. Rregull i pashkruar është që perimet e ziera kanë më pak përbërës ushqyes kur janë të ziera, mirëpo nuk është përherë kështu.
Disa perime është e domosdoshme të përpunohen në mënyrë termike nëse do të dëshironim të përftonim përbërës më të shëndetshëm.
Ka perime në të cilat përbërësit më të shëndetshëm gjenden në shtresat e forta të frytit, të cilat patjetër duhet t’i ziejmë, në mënyrë që ato të lirohen dhe të jenë të ngrënshme, transmeton Telegrafi.
Këto lloje perimesh patjetër zieni para se t’i hani.
Karota
Zierja e garrotës aktivizon karotenoidet e veta, të cilat janë të shkëlqyeshme kundër kancerit. Zierja shton dobishmërinë e tyre për 14 për qind, mirëpo assesi mos i fërgoni sepse ashtu zvogëloni praninë e këtyre përbërësve të dobishëm për 13 për qind.
Kërpudhat
Një filxhan kërpudha të ziera ka dyfish më shumë kalium të domosdoshëm për ndërtim të muskujve, niacin i cili është i shkëlqyeshëm për zemër, zink i cili rrit imunitetin, magnez i cili forcon eshtrat më shumë se një filxhan kërpudhash të freskëta. Zieni në zjarr të mesëm, ndërkaq ato vetë lirojnë mjaft ujë, prandaj kushtoni kujdes që të mos i zieni tepër.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












