Kosova
Përparim Rama jep detaje për marrëveshjen me PDK-në
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pranuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Pasi u zgjodh kryesuesi i Asamblesë, Fehmi Kupina, Rama theksoi se ende nuk i kanë ndarë drejtoritë komunale me PDK-në. Teksa bëri me dije se kërkojnë njerëz profesional për të udhëhequr me drejtoritë.
Rama: Nuk i kemi ndarë drejtoritë komunale me PDK-në ende.
“Jo, nuk i kemi ndarë. Kjo varet krejt prej njerëzve. Ne duam njerëz profesional, me eksperiencë menaxheriale, kjo është ideja dhe kështu do të shkojmë përpara. Një gjë e mirë që ka ndodhur edhe gjatë procesit të garës është që përbrenda programit tonë, programi ynë ka qenë i detajuar. Edhe programet të tjera (nga partitë) që kanë garuar në të njëjtën kohë, kemi ngjashmëri pothuajse 95 përqind ose 100 përqind. Kështu që nuk do të kemi probleme aty. Pra, ka mbetur vetëm çështja e gjetjes së njerëzve profesionist për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, që ato premtime që i kemi bërë t’i zbatojmë”, theksoi Rama.
Kryetari i Prishtinës, Rama i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve.
Rama: Të në mbështesin partitë që kanë interes t’i çojmë projektet përpara
“Ne kemi për detyrë, unë si i zgjedhur i Prishtinës po ashtu edhe asamblistë të përzgjedhur prej qytetarëve të Prishtinës kemi detyrim ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën që projektet tona të cilat vetëm i kemi prezantua, i kemi fillua proceset t’i zbatojmë në përpikëri. Për këtë arsye edhe duhet të gjithë asamblistët, partitë që kanë interes dhe kanë tregu që kanë interes dhe kanë tregu një pozitivitet të për bashkohen dhe t’i çojmë punët përpara”, theksoi ai.
Rama më tej ka thënë se tash janë në proces të përzgjedhjes së ekipit, siç tha ai më të mirë për qeverisje me Prishtinën.
Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së ekipit më të mirë.
“Tash jemi në proces pasi që e kaluam, e zgjidhëm kryesuesin që është një ditë e mirë, një ditë pozitive, domethënë gjerat e mira janë duke ardhur, tash jemi edhe në përzgjedhjen e ekipit më të mirë për me i shtyrë gjërat përpara së bashku”, ka thënë ai.
Rama ka pohuar se kanë tentuar të bëjnë koalicion edhe me VV-në.
Sot gjatë ditës është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina me mbështetjen e PDK-së.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Forcohen marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërparlamentar, me fokus edhe rolin e diasporës në Zvicër... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme













