CH-Ballkani

Perspektiva e rrezikshme për Ballkanin

Megjithatë, artikulli në fund e përmbyll se vërtet anëtarësimi i këtyre vendeve në BE do të ishte perspektivë për banorët e Ballkanit, por përpara kësaj duhet të definohen kufijtë e shteteve të tyre qartësisht.

Qeveria austriake ka premtuar që gjatë udhëheqjes së saj me Këshillin e BE-së do të fuqizojë prezencën në Ballkan. Së fundi kancelari Sebastian Kurz shtoi se BE pa anëtërësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Serbisë, “nuk është e plotë gjeografikisht”. Por kur bëhet fjala për marrëveshjen e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, “me të drejtë shumë përfaqësues të qeverive europiane e shohin si të rrezikshme”, ku konfliktet mund të shpërthenin në gjithë gadishullin, shkruan “Wiener Zeitung”, përcjell albinfo.ch.

Pasi përmendet si kundërpeshë e BE-së, Kina, e cila investon ndjeshëm në infrastrukturë në Serbi dhe Greqi, dhe loja e dyfishtë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq mes Kremlinit dhe BE-së, media vjeneze shkruan se anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndihmonte në luftën kundër emigrantëve të paligjshëm dhe ruajtjen e kufijve të jashtëm të kontinentit.

Megjithatë, artikulli në fund e përmbyll se vërtet anëtarësimi i këtyre vendeve në BE do ishte perspektive për banorët e Ballkanit, por përpara kësaj duhet të definohen kufijtë e shteteve të tyre qartësisht.

“Nëse nuk definohen qartë kufijtë e shteteve të Ballkanit, mund të sillte konflikt shtesë në Europë, ku Austria do të ishte bashkëfajtore me veprimet e saj të nxituara”, përmbyllet artikulli.