Kosova
Pesë familjarë të dyshuar për tentimvrasjen në Gjilan, e plagosën rojën e pyllit
Të dielën në fshatin Gadish të Gjilanit u plagos një 33-vjeçar, pas një konflikti verbal me disa persona. Të dyshuarit janë anëtarë të një familje, që u kapën me viktimën, i cili është rojë i pyllit. Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur, ndërkohë që Policia ka kryer edhe bastisje.
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur te varrezat e fshatit, ku fillimisht 33-vjeçari që u plagos, i cili është rojë i pyllit, e kishte kapur në flagrancë një të mitur me armë në dorë, për çka kishte reaguar.
Veprimi i tij, për ta paralajmëruar të miturin që si pasojë e moshës së tij, nuk ka të drejtë për gjueti, prandaj duhej të largohej, e futi atë në sherr me familjen.
Pesë anëtarë të familjes dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën, e më pas njëri prej tyre ka eskaluar në përdorim të armës – duke e lënë të plagosur, shkruan gazetaexpress.
Denoncimi i rastit vuri në lëvizje policinë, teksa viktima u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.
Në anën tjetër, një njësi policore, ka kryer bastisje në shtëpinë e familjes, ku janë gjetur disa armë zjarri dhe dhjetëra fishekë, ndërsa edhe prova të tjera janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, me ç’rast e kanë mohuar sulmin ndaj rojës së pyllit.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Pjesëmarrje në rrahje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












