Të tjera
Pfizer do të dhurojë vaksina falas për sportistët e Lojërave Olimpike
"Vaksinat do të dërgohen më vonë gjatë muajit me qëllim që delegacionet pjesëmarrëse “të marrin dozën e dytë përpara se të mbërrijnë në Tokio”
Pfizer/BioNTEch do të dhurojë vaksina anti-COVID për atletët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike që mbahen këtë vit në Tokio.
Dy kompanitë dhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik njoftuan të enjten se vaksinat do të dërgohen më vonë gjatë muajit me qëllim që delegacionet pjesëmarrëse “të marrin dozën e dytë përpara se të mbërrijnë në Tokio”.
Lojërat Olimpike duhet të ishin mbajtur në vitin 2020 por u shtynë për shkak të pandemisë dhe pritet të nisim më 23 korrik.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK) vërejti se shumë qeveri janë duke punuar për të siguruar që atletët dhe zyrtarët e tyre të jenë të vaksinuar e se Memorandumi i ri i Mirëkuptimit me Pfizer/BioNTech i ndihmon në këto përpjekje”.
“Donacioni i vaksinave është një tjetër vegël në paketën tonë të masave për të ndihmuar në sigurinë e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike për të gjithë pjesëmarrësit si dhe për të treguar solidaritet për vendin mikpritës”, tha Presidenti i IOC Thomas Bach, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani, Pfizer ka shpërndarë rreth 430 milionë doza në mbarë botën.
Njoftimi i kompanisë, vjen pasi në mars Komiteti Olimpik deklaroi se kishte marrë një ofertë nga Komiteti Olimpik Kinez për të dhuruar doza të vaksinës kineze për shtetet pjesëmarrëse.
Organizata inkurajon sportistët dhe zyrtarët që të vaksinohen përpara verës dhe ta bëjnë këtë në përputhje me prioritetet e vendosura nga shtetet respektive, por gjithashtu theksoi se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm në mënyrë që të lejohet pjesëmarrja.
Ndërkohë, një peticion online i nisur së fundmi në Japoni ku kërkohet anulimi i Lojërave Olimpike ka mbledhur dhjetëra mijëra firma në vetëm pak ditë. Tokio, Osaka dhe disa zona të tjera janë aktualisht në gjendje emergjence për shkak të rritjes së lartë të infektimeve.
Në përshkrimin e peticionet shkruhet “Anuloni Lojërat Olimpike në Tokio për të mbrojtur jetët tona”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












