Kosova
Policia e Kosovës shpall në kërkim të dyshuarit për vrasjet e një nate më herët në Prishtinë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar. Personat e dyshuar Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë. Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]; Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/; Android #app: Lajmero Policine; Tel: 192”, thuhet në shpalljen e Policisë së Kosovës.
Dy persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Prishtinë. Viktima është një 30-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje dhe pasditen e së mërkurës nga plagët e marra ka vdekur një 48-vjeçare që ishte kalimtare e rastit në vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit











