Shqipëria

Policia gjermane kap në autobusin nga Shqipëria 2 të kërkuar me fletarrestim

Gjatë kontrollimit të bërë, u konstatua se një udhëtar ishte i kërkuar me fletarrest për thyerje dhe plaçkitje të një banese ndërsa tjetri, për tregti me drogë

Rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm policët e komunikacionit kanë kontrolluar një autobus udhëtarësh nga Shqipëria. Autobusi po lëvizte në autostradën A 3 në drejtim të Nürnbergut dhe kishte 20 pasagjerë, shkruan bayernpolizei.de.

Gjatë kontrollimit të bërë, u konstatua se një udhëtar 32-vjeçar ishte i kërkuar me fletarrest nga Prokuroria e Duisburgut për thyerje dhe plaçkitje të një banese, transmeton albinfo.ch. Një udhëtar tjetër i kontrolluar i këtij autobusi rezultoi i kërkuar me fletarrest nga Preokuroria e Hanoverit, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Të dy të kërkuarit u arrestuan dhe u çuan në burg për hetime.

Më tutje, në autobus u kontrolluan edhe shtatë persona të tjerë, te të cilët u konstatua se kishin tejkaluar kohën prej 90 ditësh, sa është i lejuar qëndrimi në Gjermani për turistë, transmeton albinfo.ch. Me këtë tejkalim, konsiderohet se ata ndodheshin me qëndirim ilegal në këtë vend. Duke qenë se ata ishin në rrugën e kthimit drejt Shqipërisë, pas pagesës së së një shume parash në emër të masës së sigurisë, u lejuan të vazhdonin rrugën.