Kosova
Furrtari shqiptar, në mbrojtje të policisë serbe
Drejtoria e Policisë së Beogradit pohon të ketë ndërmarrë masa përkatëse me qëllim të mbrojtjes personale dhe të pronës së Mon Gjurajt me familjen e tij, pronar i furrës në Borçe të Beogradit. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, përcjell albinfo.ch.
Të shtunën që e lamë, dhjetëra djathtistë, siç i cilëson MPB e Serbisë qytetarët e Beogradit që bllokuan furrën e Gjurajt, ngjitën në muret e saj letra me tekste “Kosova është Serbi” dhe u bën thirrje qytetarëve të mos blejnë më bukë në furrën e shqiptarit.
Ata lanë në pultin para derës së furrës një kokë derri, ndërsa në rrjetet sociale u publikuan shumë mesazhe fyese e kërcënime ndaj furrtarit shqiptar dhe familjes së tij, transmeton ktv.
Autoritetet serbe thanë se e gjitha kishte ndodhur pasi në Facebook para dy vjetësh ishte publikuar një fotografi, në të cilën njëri nga të punësuarit në këtë furrë dukej me simbolin kombëtar shqiptar.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














