Lajme
Solothurn: Ndalohen dy persona të dyshuar për vjedhje, dolën të pafajshëm
Një video, e cila kishte qarkulluar nëpër media zvicerane, kishte treguar një operacion spektakular të policisë në Solothurn.
Kjo pasi që policët e armatosur po u bënin thirrje dy personave në një veturë të dilnin nga makina e tyre dhe të shtriheshin në tokë.
Njërit person kjo i kishte ngjallur çudi. Në videon e dërguar në gazetën zvicerane “20 minuta”, ai kishte thënë se “ky gjest ishte diçka që nuk e shihnin çdo ditë”.
Sipas gazetës zvicerane, policia kantonale në Solothurn kishte konfiruar angazhimin e tyre.
Ata kishin thënë se dy persona të dyshuar kishin grabitur një çantë në një restorant dhe janë larguar.
Një patrullë policie zbuloi dy persona të dyshimtë në një makinë në Niedergösgen dhe ndaloi automjetin. “Të dy pasagjerët u pyetën për armë në makinë”.
Meqenëse nuk e dinin nëse ishin të armatosur apo ishin ndryshe të rrezikshëm, ata duhej të shtriheshin në tokë.
“Më vonë doli që të dy personat nuk kishin asnjë lidhje me vjedhjen dhe janë të pafajshëm”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













