Lifestyle

“Politico”:  ‪Era Istrefi‬, në mesin e 28 yjeve të 2019-ës 

Revista “Politico” ka publikuar listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin e ardhshëm, e në mesin e tyre është edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi, si ambasadore e Kosovës. “Era Istrefi po e vendos Kosovën në hartë botërore, edhe pse dikush nuk e do aty. 

Pop këngëtarja 24-vjeçare nga Prishtina ka shijuar një rritje të shpejtë ndërkombëtare. Pasi një prej hiteve të para shqipe u bë hit global dhe i siguroi kontratën e parë me një label amerikan, ajo arriti të bashkëshkruajë dhe të performojë himnin e Kampionatit Botëror ‘Live It Up’, bashkë me yjet amerikane Nicky Jam dhe Will Smith”, shkruan “Politico”, përcjell albinfo.ch

Aty përshkruhet se si dhjetë vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë, Kosova ka nxjerrë një gjeneratë të suksesshme në fushën e kulturës dhe sportit, ku përmenden edhe Rita Ora, Dua Lipa e Xherdan Shaqiri.