Lajme
Politikani zviceran lavdëron sistemin e Koresë Veriore dhe nuk distancohet
Deklarime të tilla si: Në Korenë e Veriut, pagat janë të ulëta por njerëzit nuk paguajnë pothuajse për asgjë; kanë shkollimin dhe shëndetësinë falas etj., u morën në Zvicër si lëvdata të pavend për regjimin e atjeshëm
Javën që shkoi, disa deklarime që deputeti nacional i Zvicrës nga CVP-ja, Claude Béglé i kishte postuar nga Korea e veriut përmes tweeter-it, kishin ngritur shumë pluhur në opinionin zviceran. Ai kishte drejtuar disa komplimente në adresë të shtetit me sistemin më diktatorial në botë, Koresë Veriore.
Deklarime të tilla si: Në Korenë e Veriut, pagat janë të ulëta por njerëzit nuk paguajnë pothuajse për asgjë; kanë shkollimin dhe shëndetësinë falas etj., u morën në Zvicër si lëvdata të pavend për regjimin e atjeshëm, shkruan albinfo.ch. Përveç reagimeve negative në medie, edhe partia e tij, CVP e pa të arsyeshme të distancohej nga deklaratat e Béglé-së.
I pyetur nga televizioni i Zvicrës Frankofone RTS, pas kthimit nga ekskursioni në Lindjen e Largët, politikani zviceran nuk pranon të distancohet nga ato që ka shkruar.
Sipas tij, deklarimet e formuluara pozitivisht për Korenë kanë qenë një provokim i qëllimshëm i tij si zviceran për të fituar besimin e koreanëve të veriut. Duke shkruar për “vetëm një pjesë të realitetit”, ai e ka pasur për qëllim që të fitojë mundësinë për të komunikuar më intensivisht dhe më seriozisht me shoqëruesin e tij të privilegjuar, edhe për gjërat negative në vend”, ka thënë Béglé.
Ai la thënë se: “Korea Veriore është një diktaturë dhe një shtet hajdut”. Por, sipas tij, ai ka vënë re “edhe gjëra pozitive në këtë sistem”.
Sigurisht, Béglé nuk mund ta mohojë se në shumë fusha jetësore në Korenë Jugore situata është mjaft shqetësuese. “Ka gjëra që të trondisin”. Por ai sheh një shans për hapje dhe prandaj ka shkuar atje dhe është sjellë ashtu siç është sjellë, përcjell albinfo.ch Ndërkaq ai ka thënë se “nuk do të udhëtonte kurrë në Gjermaninë e Hitlerit ose në Rusinë e Stalinit”, i pyetur nga gazetari.
Béglé ka sqaruar se në Korenë eJugut ka udhëtuar me shpenzimet e veta dhe se ka njoftuar ministrin e jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassise për këtë udhëtim.
Duke u shprehur se shpreson në hapjen e shpejtë të vendit, sipas modelit kinez, ai thotë se Zvicra mund të luajë një rol të rëndësishëm në integrimin e vendit aziatik në bashkësinë ndërkombëtare.
Faktin se partia e tij, CVP ia ka kthyer shpinën me këtë rast, ai e shpjegon si një taktikë të fushatës zgjedhore.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll