Kosova
Politikani zviceran për rrëzimin e Kurtit: “Kjo është një ditë e zezë për Kosovën”
"Sot është një ditë e zezë për Kosovën. Elita e vjetër, e korruptuar, ka keqpërdorur krizën me koronavirusin për t`u kthyer në pushtet..."
Politikani i njohur zviceran, Cedric Wermuth, deputet në Parlamentin e Zvicrës, mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe bashkëkryetar i Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, ka bërë një reagim pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. Ai e ka quajtur “Ditë të zezë”, ditën kur është votuar mosbesimi për këtë qeveri në Parlamentin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Të kujtojmë, Wermuth ishte iniciator i letrës të cilën 6 deputetë të Parlamentit të Zvicrës e shkruan ditë më parë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdim, teksti i reagimit më të ri të politikanit zviceran
“Sot është një ditë e zezë për Kosovën. Elita e vjetër, e korruptuar, ka keqpërdorur krizën me koronavirusin për t`u kthyer në pushtet. Europa, mjerisht ka bërë sehir tepër gjatë. Por elita e vjetër ka bërë gabimisht llogaritë e veta. Për një flirt të shkurtër me qeverinë e djathtë të Trump-it, ajo ka tradhtuar ngritjen demokratike në vend. Ndërsa Trump do ta lërë të bjerë atë si një patate të nxehtë, sapo ta shohë të nevojshme një gjë të tillë. Unë jam i zhgënjyer dhe i zemëruar nga sjellja e Thaçit dhe e gardës së vjetër të LDK-së”, transmeton albinfo.ch fjalët e deputetit zviceran. “Ata i kanë vendosur interesat e tyre afatshkurtra pushtetore mbi interesat e njerëzve në Kosovë. Njerëzit nuk do ta harrojnë këtë tradhti. Dhe ne do t`ju mbështesim në këtë drejtim, që Kosovën ta sjellim sërish në rrugën e lirisë dhe demokracisë, në vend të asaj të korrupsionit dhe sundimit të klaneve.
Kjo duhet të ndodhë në një afat të shkurtër. Zvicra duhet të rimendojë nëse dhe si do të bashkëpunojë me pushtetmbajtësit e vjetër-të rinj”, përfundon reagimi i Cedric Wermuth, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?