Koronavirusi: çast pas çasti
Pothuajse 60 milionë vende pune rrezikohen në gjithë Evropën
Gati 60 milionë vende pune në gjithë Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe janë rrezikuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në një analizë të shtëpisë konsulente londineze McKinsey po paralajmërohet se shkalla e papunësisës në BE mund të rritet nga rreth 6 për qind në më shumë se 11 për qind dhe që të mbetet në këtë nivel me vite nëse së shpejti nuk ndalohet përhapja e koronavirusit.
McKinsey vlerëson se një nga katër vende të punës në BE dhe Britani të Madhe është në rrezik prej zvogëlimit të orarit të punës, pushimit të dhunshëm apo largimit nga puna, transmeton CNN.
Profesionet të cilat nuk kërkojnë kontakt të afërt me njerëz, siç janë kontabilistët, arkitektët, si dhe ato të cilat nënkuptojnë ofrim të shërbimeve themelore, konsiderohen më pak të rrezikura.
Në kuadër të profesioneve me rrezik të lartë janë të punësuar 55 milionë punëtorë, e në mes tyre arkëtarët, gjellbërësit, punëtorë të ndërtimtarisë, personeli hotelier dhe aktorët.
Rreth 80 për qind të vendeve të punës të cilat konsiderohen të rrezikshme i kryejnë njerëzit pa diploma të fakultetit, e sidomos janë të rrezikuar të punësuarit nëpër kompani më të vogla.
Nëse Evropa nuk arrinë ta ndalë virusin në afat prej tre muajve dhe do të jetë e detyruar ta vazhdojë distancimin social gjatë verës, shkalla e papunësisë vitin e ardhshëm do të jetë në nivelin prej 11,2 për qind, derisa përmirësimi i plotë i ekonomisë nuk është i besueshëm para vitit 2024, pretendohet në analizë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Pluhur nga Sahara mbulon sot qiellin e Zvicrës frankofone Një mjegull e lehtë me ngjyrë kafe pritet të përfshijë rajonet frëngjishtfolëse të Zvicrës, si pasojë... -
Ekspozimi ndaj ndotjes në Evropë lidhet me problemet e shëndetit mendor -
Rriten çmimet e karburanteve në Zvicër -
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik













