Kuriozitete
Tani Messenger tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën tuaj
Kujdes, tani do të njoftoheni nëse bëni “screenshot”.
Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty. Kjo duket të jetë arsyeja pse Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve.
Si funksionon? Shumë thjesht – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjesht hyni në një bisedë, rrëshqisni lart dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes, shkruan Lajmi.net.
Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjesht rrëshqisni përsëri lart dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra! Përveç kësaj, Messenger tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.
Në “Vanish Mode” në rast se ndonjë përdorues përpiqet të bëjë ‘screenshot’ të ndonjë bisede, atëherë përdoruesi tjetër do të njoftohet menjëherë.
Kjo është një veçori e marrë nga Snapchat.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën