Integrimi
Prend Berisha, kandidat për Parlamentin Nacional nga CVP
Të njëjtën ditë kur është shpallur kandidimi i Prendit, është bërë edhe pranimi i tij në kryesinë e seksionit për qytetin Wil, të CVP-së
Vargut të shiptarozviceranëve, kandidatë për Parlamentin Nacional i është shtuar edhe një i ri. Ai quhet Prend Berisha, është vetëm 21 vjeç dhe është nominuar ditë më parë nga CVP (Partia Demokristiane) në qytetin Wil të St. Gallenit. Krahas tij, për deputet nacional është nominuar edhe Beda Sartory nga grupi “60+”.
Të njëjtën ditë kur është shpallur kandidimi i Prendit, është bërë edhe pranimi i tij në kryesinë e seksionit për këtë qytet të CVP-së, merr vesh albinfo.ch.
Prend Berisha, me rrënjë nga Kosova ka mbaruar maturën profesionale në drejtimin komercial. Ai e sheh të ardhmen e tij, krahas profesionit, edhe në politikë.
Në prezantimin e bërë me rastin e kandidimit, ai ka treguar se që nga rinia e hershme ka shfaqur interesim për jetën publike. Ai ka thënë se në CVP ka parë vendin e duhur për pikëpamjet e tij politike, shkruan infowilplus. Berisha ka përmendur forcimin e familjes, sigurinë dhe përfshirjen e të rinjve në politikë si temat ku është më shumë i fokusuar.
Edhe nëse nuk do të arrijë të zgjidhet në Parlamentin Nacional ai thotë se ka edhe vende të tjera ku mund të angazhohet politikisht.
Kohën e lirë, Prend Berisha e kalon me sport dhe udhëtime.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe...
-
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
-
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
Jeta në Zvicër
-
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO” Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte...
-
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
-
Agjencia e inteligjencës: Ka prani të spiunëve rusë në Gjenevë
-
Këshilli Federal nis fushatën për rritjen e moshës së pensionit për gratë
-
Zviceranët e kënaqur që frangu është barazuar me euro