Lajme
Presidenti i Brazilit e kundërshton ndihmën e G7-ës për Amazonën
Udhëheqësit e G7-ës u pajtuan të hënën që të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për të ndihmuar fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës, por presidenti populist i Brazilit e cilësoi këtë plan si kolonialist.
Një numër rekord i zjarreve përfshiu rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të hënën se Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë prej 22 milionë dollarësh dhe se fondet do të jenë në dispozicion “menjëherë”.
Marrëveshja u arrit në samitin G7-ës, që i zhvilloi punimet në Francë.
Macron tha se vetë Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake për fikjen e zjarreve.
Vendet e G7-ës do të mbështesin edhe një nismë më të gjerë që rajoni i Amazonës të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shtoi Macron.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e kundërshtoi këtë nismë, duke shkruar në Twitter se “kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”, përcjell albinfo.ch.
Ai po ashtu e cilësoi atë si sulm mbi sovranitetin e vendit.
Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për mungesë veprimesh kundër shypllëzimit, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave














