Lajme
Presidenti Ivanov takon liderët politikë, kërkon garanci për koalicionin
Presidenti Ivanov takoi liderët e partive politike në Maqedoni. Besohet se ai nuk do t’ia kalojë mandatin asnjë kandidati pa u siguruar që është formuar shumica parlamentare
Pas rekomandimeve që kanë ardhur nga Brukseli, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka ftuar në takimet të veçanta liderët e partive politike për të diskutuar rreth mandatarit të ri për formimin e qeverisë. Presidenti maqedonas ka takuar liderët e tri partive shqiptare, e më pas atyre maqedonase, për të marrë mendimin e tyre për qeverinë e re.
Ivanov fillimisht takoi drejtuesit e lëvizjes BESA, ndërsa pas tyre në presidencë arritën krerët e “Aleancës për Shqiptarët”. I fundit nga tabori shqiptar ishte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pranoi se çelësin për qeverisjen e re ia hodhi presidentit.
Nga lëvizja “BESA” nuk u prononcuan para gazetarëve rreth asaj se çfarë kanë diskutuar gjatë takimit. Megjithatë nga bisedimet brenda takimeve jozyrtarisht mësojmë se po diskutohet që tani “topi” do të jetë te Kuvendi.
Kjo len të kuptohet që Ivanov nuk do t’ia kalojë mandatin asnjë kandidati pa u siguruar që është formuar shumica parlamentare. Megjithatë nuk bëhet e ditur nëse deputetët do të nënshkruhen që shumica është siguruar ose kandidati për mandatar do ta kërkojë vetë mandatin nga presidenti pasi të ketë siguruar shumicën.
Në konsultimet e presidentit Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij, janë ftuar edhe përfaqësues të PDSH-së.
Ivanov në takimin e djeshëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Presidenti Ivanov ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Nga takimet e sotme me presidentin Ivanov, i vetmi që deklaroi për media ishte Ali Ahmeti i BDI-së. Ai tha se çelësi për koalicionin e ri ishte tek ai, por ai e hodhi në presidencë. Madje Ahmeti me simbolikë tha se “bombën për koalicionin e ri ia hodha Presidentit, e ai tash varet se ai ku e hedh”.
Ahmeti tha se nuk janë shtjerrë të gjitha mundësitë dhe ka akoma kohë që ecet për para me koalicionin e ri. Nga nesër ai tha, vazhdon konsulta në BDI, por ai konfirmo se partia e tij ka vullnet që të gjendet një zgjidhje për t’i vënë gjërat në binarë.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana











