Kosova

Presidenti Thaçi kritikon BE-në për paragjykim dhe diskriminim karshi Kosovës

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Bashkimi Evropian nuk po tregohet i drejtë me Kosovën karshi shteteve tjera rajonit rrugën për integrim. Këto kritika Thaçi i bëri Forumin “To be Secure” Mal Zi, ku u diskutua e ardhmja e rajonit dhe sfidat me cilat përballet. 

“Pas anëtarësimit Malit Zi NATO, marrëveshjes Prespës, komunikimit mes shteteve rajonit, rajoni është rrugë sigurt për ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, pavarësisht punës mirë ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bënë vlerësime standardeve dyfishta për Kosovën. Por alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi. 

Thaçi ka kritikuar edhe Paketën vjetore të Zgjerimit nga Komisioni Evropian, duke theksuar se tash e 10 vjet Kosova thuhet se është në fazë fillestare të zhvillimit në shumë fusha. 

“Tash e 10 vite në raportin e progresit fillon me “early stage” sikur me qenë kopje 2008 me 2019. Unë e di që dikush ka rezerva në këtë drejtim por së paku të na e hapin perspektivën”, tha Thaçi. 

Ai shtoi se izolimi që i është bërë Kosovës po konsiderohet si diskriminim dhe paragjykim nga BE-ja. 

Ndryshe, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile Kosovë, po konsiderojnë se Kosova po e humb betejën drejt integrimit BE, shkruan rel, përcjell albinfo.ch. 

Pakoja vjetore e zgjerimit përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Kosova, e cila mbetet ende e fundit në procesin integrues, në pakon vjetore të zgjerimit, është kritikuar për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, vendim ky që e mbanë atë përgjegjëse për pengimin e tregtisë së lirë, si një prej parimeve kryesore të BE-së.