Kosova
Presidentja e Komisionit Evropian, mirëpret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Në një postim në Twiter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti sot vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe ofroi mbështetje për procesin.
“Mirëpres vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Do të jap mbështetjen time të plotë për hapat e ardhshëm në proces”.
Von der Layen përsëriti mesazhin e Josep Borrell, i cili si ndërmjetës kryesor në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, theksoi se BE “ishte dhe do të jetë e gatshme të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe juridikisht detyruese”.
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdoi sot me një video-konferencë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë është planifikuar të mbahet të enjten, më 16 korrik, në Bruksel.
I welcome the resumption of the Belgrade-Pristina dialogue and I will provide my full support to the next steps in this process. https://t.co/4l0XwjFOnS
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 12, 2020
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër? Zvicra është shtëpia e disa restoranteve më të mira, shumë prej të cilave kanë fituar yjet...
-
Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar, paralajmëron FMN
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen