Kosova

Presidentja Osmani falënderon deputetët evropianë për letrën, ku kërkojnë heqjen e masave ndaj Kosovës

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar deputeten britanike, Alicia Kearns, dhe deputetët e tjerë evropianë për iniciativën e ndërmarrë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Osmani ka shkruar në “X” se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen.

Kearns për letrën dërguar Borrellit dhe Lajçakut: Është koha që BE-ja të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe të gjithë Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare në të gjithë Evropën për mbështetjen tuaj.

Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen”, ka shkruar Osmani.