Kuriozitete

Prezantohet makina e parë me energji diellore (FOTO)

Quhet “Eva”

Mbërrin makina e parë me energji diellore. Quhet Eva dhe vjen nga India, ku është prezantuar në “Auto Expo 2023”. Automjeti i hap rrugën kështu një tjetër game automjetesh me energji të pastër, ka një kabinë për dy të rritur dhe një fëmijë, është e pajisur me një bateri elektrike që ka autonomi prej 250 km, ndërsa duke shfrytëzuar energjinë diellore ka një autonomi prej 10-12 km, përcjell albinfo.ch.

Karikimi i baterisë elektrike realizohet në vetëm 45 minuta, ndërkohë që kompania bën të ditur se në fund të vitit do të futet në prodhim, dhe parashikohet që në 2024-ën të dalë në shitje.

Në paketën e shërbimeve ka të përfshirë monitorimin e presionit të gomave, diagnostikimin e mjetit, GPS, statistikat e udhëtimit, asisitencë për parkim, telekamera në anën e prapme dhe anash saj. Është e lehtë dhe e vogël, duke e bërë mjaft të manovrueshme në trafik dhe në parking.