Kosova
Prishtina mirëpret edicionin e 6-të të festivalit të kafes dhe çajit
Javën tjetër, për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpres edicionin e 6-të të festivalit të kafes dhe çajit.
Pas dy vjet pandemie, rikthehet aroma e kafes dhe çajit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Javën tjetër, për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpresë edicionin e 6-të të festivalit të kafes dhe çajit.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet të martën më 11 tetor dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 21:00.
Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit), duke ngritur, si asnjëherë më parë, numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse.
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafes dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.
Për argëtimin e vizitorëve, do të përkujdeset atmosfera e krijuar nga performimi i solo këngëtarëve me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ-ve të njohur vendorë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













