Lajme
Privatizimi nuk e ndihmoi zhvillimin ekonomik
Përmes procesit të privatizimit mbi 70 mijë punëtorë dolën nga puna, shumë nga ndërmarrjet e privatizuara u shndërruan në depo, në halla sportive, vend për ndërtimin e banesave, pajisjet u shiten si skrap..etj
Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore ka shkuar në destinacion të gabuar dhe si i tillë krijoi krizë ekonomike në Kosovë. Që nga fillimi i procesit të privatizimit, 2003, janë shitur 1290 asete të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore, me një vlerë prej mbi 660 milionë eurosh.
Ekspertë të çështjeve të ekonomisë vlerësojnë se privatizimi dëmtoi ekonominë e Kosovës dhe nuk ndihmoi aspak në rimëkëmbjen ekonomike.
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, deklaroi për REL, se këto ndërmarrje u shitën me çmime shumë të lira dhe iu shitën njerëzve, të cilët më pas ia ndryshuan destinimin ndërmarrjeve, duke i bërë dëm të madh ekonomisë së vendit.
“Në vend që me mjetet e shitura nga fondi i privatizimit të rigjenerohet ekonomia, të rritej mundësia e punësimit, ndodhi e kundërta. Përmes procesit të privatizimit mbi 70 mijë punëtorë dolën nga puna, shumë nga ndërmarrjet e privatizuara u shndërruan në depo, në halla sportive, vend për ndërtimin e banesave, pajisjet u shiten si skrap, faktikisht patëm një proces të dyfishtë të dështuar të privatizimit”, thekson Kastrati.
Kosovën po ashtu e ka përfshirë edhe niveli i ulët i rritjes ekonomike. Përderisa në vitin 2010 rritja ekonomike kishte qenë 5.39 për qind, në katër vitet e fundit kjo rritje ekonomike nuk ishte më e lartë se 3 për qind. Rritja ekonomike prej jo më shumë se 3 për qind, nuk arriti të zbusë nivelin e papunësisë, e cila është në shkallë mbi 35 për qind dhe varfërinë ekstreme e cila është 10 për qind.
Berim Ramosaj është koordinator i Forumit të Politikave Zhvillimore. Ai thotë se këta indikatorë të rritjes ekonomike tregojnë se Kosovës i duhen ndryshime të mëdha. Kosova, shton ai, duhet të ndryshojë në kuptimin e politikave të reja të cilat afirmojnë zhvillim.
“Gabimet më të mëdha, që pa dyshim që aty mund të kërkojmë zgjidhje, janë zhvillimet strukturore. Nuk e kemi bërë orientimin si duhet në aspektin e afirmimit të atyre degëve të cilat krijojnë edhe vende pune edhe rritje ekonomike”, thekson Ramosaj.
Ekonomia e Kosovës, po ashtu, nuk arriti të bëjë tërheqje të mjaftueshme të investimeve të huaja direkte. Eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, thotë se autoritetet e Kosovës nuk patën vizion të qartë dhe nuk hartuan strategji se si të tërheqin këto investime.
Investimet e huaja direkte në Kosovë, që kapin shumën prej 3,5 miliardë eurosh, për periudhën 2004 – 2015, po vlerësohet se nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar në zhvillimin më të hovshëm ekonomik të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












