Kosova
Prizren, përurohet “Kalaja e UÇK-së”
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit në Prizren, në rajonin e Vërrinit përkatësisht në fshatin Arbëri (Leskovec), të mërkurën është bërë përurimi i “Kalasë së UÇK-së”, përcjell albinfo.ch.

Në ceremoninë e përurimit të këtij memoriali janë përkujtuar dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së, angazhimi i të cilëve u cilësua si gurthemel i shtetësisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar nuk është rastësi që në çerek shekullin e çlirimit të Prizrenit, Komuna në bashkëpunim me Agjencionin për memoriale e finalizojnë këtë projekt.

“Këto tri shkronja të arta të UÇK-së do të mbesin këtu si një dëshmi e një procesi shumë të rëndësishëm dhe një kontributi të jashtëzakonshëm që ia ka sjellë lirinë këtij vendi”, ka thënë Totaj.
Sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha ka bërë të ditur se hapësira ku përurohet “Kalaja e UÇK-së” ka qenë pikë strategjike e rajonit të Vërrinit. “Ky projekt do të shërbej për gjeneratat e reja që të mësojnë për luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka deklaruar Berisha.
Ndërsa ish-komandanti i UÇK-së nga kjo anë, Zafir Berisha ka vlerësuar se Prizrenit tashmë është bërë edhe më një kala. “Kalasë historike që e ka identifikuar me shekuj Prizrenin, nga sot po ia bashkëngjesim edhe Kalanë e UÇK-së në malet e Vërrinit, që do ti bën nder jo vetëm Prizrenit e Kosovës por edhe gjithë shqiptarisë”, është shprehur Berisha.
Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame ka shprehur bindjen se lufta e UÇK-së ka kontribuar drejt krijimit të shtetit të Kosovës. “UÇK-ja është autore e clirimit të këtij trualli nga pushtimi shekullor serbosllav, është autore e krijimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Lame.
Në emër të banorëve të fshatit Arbëri, Kastriot Krasniqi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut













