Kosova

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dëmton demokracinë në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është në përputhje me zotimin për liritë themelore që janë në thelb të Kushtetutës së Kosovës dhe miratimi i tij në formën e tashme, do të dobësonte demokracinë e vendit.

Ambasadori Kosnett i bëri këto komente në një shkrim autorial në ditën kur Parlamenti i Kosovës ka vënë në rend dite shqyrtimin e këtij projektligji.

Ai shkroi se kjo nuk nënkupton që Shtetet e Bashkuara janë kundër UÇK-së sepse, siç tha ai, SHBA-ja e kupton se “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së”.

 

 

 

Read more on the U.S. Embassy’s position on the draft KLA Values law here. KLA fighters died to expand the freedoms of…

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Vendredi 7 août 2020