Kultura

Promovohet “Lisi&Leka” nga Bardhec Berisha

Të enjten me 21 shkurt 2019, në orën 19 00 në Winkel (Winkelriedstr.12, 6003 Luzern) promovohet përmbledhja poetike “Lisi&Leka”, shqip-gjermanisht, e autorit, Bardhec Berisha.Për librin do të flasin shkrimtari zviceran Pablo Haller, Blertë Berisha, etnologe si dhe vet autori. Librin e botoi Edition Xenia nga Luzerni kurse nikoqir i promovimit është Kulturkeller Winkel, i Luzernit. Pas promovimit të librit do të ketë muzikë nga Band-i “Kollovajza” si dhe në fund muzikë nga DJ .
Ju mirëpresim.
Për më shumë mund të informoheni në: http://www.winkel.lu/lisileka/