Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut Shqiptarët kudo në botë po deportojnë në shumë fusha, shkrua albinfo.ch. Afro 200 oficerë, policë shqiptarë...
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life!
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“
-
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, një vend i udhëtarëve me vetura Gjysma e popullsisë së punës në Zvicër udhëton për në punë me makinë. Ndryshe nga objektivat...
-
‘Shpërthejnë’ çmimet e apartamenteve për pushime në Alpet zvicerane
-
Verbier, destinacion më i shtrenjtë se St. Moritz, këto janë arsyet
-
Sa u kanë borxh zviceranët kompanive të sigurimeve shëndetësore?
-
Pse shtetasve të huaj nuk u kërkohet të shërbejnë në ushtrinë zvicerane