Lajme
Protestuesit në tenda, deri në rrëzimin e Gruevskit
Protestuesit vazhduan mënyrën tjetër të demonstrimit, duke u vendosur nëpër tenda. Ata thonë se do të qëndrojnë aty, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski
Protesta masovike e opozitës u ndërpre në orën 19, ndërsa një numër i konsiderueshëm i protestuesve vazhduan mënyrën tjetër të demonstrimit, duke u vendosur nëpër tenda para objektit të qeverisë. Ata deklaruan se do qëndrojnë aty, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij.
Siç raportojnë burime nga Shkupi, turma e madhe u shpërnda e qetë, ndërsa disa kamionë dhe furgonë sollën në bulevard mijëra shtretër, thasë për fjetje dhe tenda për fazën e dytë të protestës së vazhdueshme.
Ndërkohë, kryeministri Gruevski jo që ka ka lëshuar pe, por ka paralajmëruar një kundërprotestë për të hënën. Nuk është saktësuar ora, por vendi është i njëjti me atë të protestës së sotme, në qendër të Shkupit. Kjo tregon, se situata në Maqedoni vazhdon të jetë e tendosur.
Në anën tjetër, në protestën e sotme të opozitës kanë marrë pjesë më shumë se 100 mijë protestues, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Përveç liderëve polikë opozitarë nga tabori maqedonas, në demonstratën e sotme morën pjesë edhe analistë e diplomatë ndërkombëtarë.
Protesta e organizuar nga opozita ishte e para në Maqedoni, në të cilën marrin pjesë, shqiptarë, maqedonas, turq e të tjerë bashkë. Të gjithë së bashku kërkuan dorëheqjen e qeverisë VMRO-BDI.
Ndryshe, dorëheqjen e qeverisë e ka kërkuar edhe Ermira Mehmeti, deputete e partisë në koalicion BDI. Ajo nga SHBA-të, përmes një postimi një facebook ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë e cila, sipas saj, nuk tregoi asnjë respekt për parimet e bashkëqeverisjes etnike. “Mjaft ishte. As qytetarët dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk mbështet qeverisjen jodemokratike. Është koha për dorëheqje”, është shprehur Mehmeti, sipas të cilës, “pa ndalur e luftoi realizimin e Marrëveshjes se Ohrit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit











