Lajme

Prototipi i avionit në formë V-je arriti të kalojë sërish një provë të suksesshme

Testimi i avionit në formë V-je prap me një provë të suksesshme

Është bërë e ditur se një model prototip i aeroplanit ‘Flying V’, i quajtur pas kitarës së famshme elektrike të Gibson, ka pasur sërish një fluturim provë të suksesshëm në një bazë ajrore në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Duhet theksuar se aeroplani në formë V është zhvilluar në Universitetin e Teknologjisë Delft në Hollandë dhe mbështetur nga linja ajrore Hollandeze KLM.

Pasi të shkallëzohet për fluturime tregtare, Flying V do të transportojë deri në 314 pasagjerë, duke përfshirë disa të vendosur brenda krahëve të tij, dhe do të përdorë 20% më pak karburant.

Thuhet se ditë më parë inxhinierët kryen një fluturim të suksesshëm të parë, të modelit të shkallës 1/20, i cili është gati 3 metra i gjerë dhe peshon 22.6 kg, në bazën e fshehtë ajrore.

Fluturimi provues i suksesshëm pasoi testimin e tunelit të erës dhe një seri provash tokësore në Hollandë.

Ekipi tha se hapi tjetër do të jetë përdorimi i të dhënave të mbledhura gjatë fluturimit për një model të softuerit aerodinamik të avionit.

Kjo do të bëjë të mundur programimin e tij në një imitues fluturimi që do të përdoret në hulumtimet e ardhshme dhe fluturimet provë. Rrotullimi gjatë ngritjes, ku hunda e avionit ngrihet lart, u krye lehtë dhe ndodhi me një shpejtësi prej 80 km në orë, raportoi ekipi.

Studiuesit tani po punojnë drejt ndërtimit të një versioni komercial të avionit. /Albinfo.ch