Kosova

PSD: ZRRE-ja të mos e rrisë çmimin e energjisë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj dokumentit të Zyrës së Rregullatorit për Energji “Vendosja e Obligimit të Shërbimit Publik për Siguri të Furnizimit”, duke thënë se për interesa të Contour Global, ZRRE-ja po ndihmon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.

Sipas tij, ZRRE-ja me këtë dokument ka bërë hapin e radhës në legjitimimin e kontratës më të dëmshme ekonomike, financiare e energjetike për Kosovën.

Sipas Sejdiut, detyra dhe mandati i vetëm i ZRRE-së është të ruajë interesin publik, duke garantuar funksionimin e tregut me konkurrencë të lirë dhe duke u siguruar që tregu energjetik i Kosovës mund të jetë pjesë e një treg të integruar rajonal.  PSD-ja ka ftuar ZRRE-në që të heqë dorë nga ky dokument.