Bota
Pse po hetohet ushtria gjermane
Një grup ushtarësh është bërë objekt i një hetimi në muajin prill 2017
Trupa e elitës së ushtrisë gjermane, KSK, ka qenë gjithnjë e më shumë në shënjestër të shërbimeve sekrete (MAD) të Berlinit për shkak të një devijimi neonazist që është shfaqur në radhët e saj, sipas së përjavshmes “Der Spiegel” bazuar në një shkrim konfidencial drejtuar një komisioni të kontrollit parlamentar.
“Numri i hetimeve mbi ekstremistët e djathtë që dyshohen mes ushtarëve të ‘Komandos Spezialkräfte’ të Bundeswehr është rritur dhe ushtria gjermane është kthyer në çështjen kryesore të punës së MAD”, shkruan nënsekretari i këtij komisioni, Gerd Hoofe, transmeton ATSH.
Nëse në fillim të vitit ishin vetëm 10 raste, numri është dyfishuar për disa muaj dhe është më i lartë se mesatarja për një njësi, që numëron rreth 1 100 trupa, përcjell albinfo.ch.
“Një grup ushtarësh është bërë objekt i një hetimi në muajin prill 2017”, njoftoi gazeta.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese
















