Shkurt.ch
Puna në të zezë, më shumë kontrolle në Zvicër
Zyra Federale për kontroll financiar (EFK) rekomandon kontrolle më të rrepta kundër atyre që bëjnë punë të zezë në Zvicër.
Puna e padeklaruar ndikon veçanërisht në tregun e punës, thuhet në një raport të tyre.
Kontrollorët financiarë propozojnë që kantonet t’i kombinojnë masat e tyre kundër punës së padeklaruar dhe kundër nivelin të ulët të pagave (dumping). Kështu do të mund të merren masa më efikase kundër kompanive dhe punëtorëve.
Sipas raportit në fjalë, ekzistojnë dallime të mëdha në mes të kantoneve sa i përket sanksioneve që merren ndaj atyre që punojnë në të zezë. Dënimet mund të sjellin largimin nga puna dhe gjoba deri në një maksimum prej 5000 frangash. Tashmë po diskutohet për rritjen e këtij pragu deri në 30 mijë franga.
Efektiviteti i sanksioneve ndryshon, sipas EFK-së, por në masë të madhe ka dallime nga kantoni në kanton.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm














