Lajme
Punimet për autostradën Prishtinë-Shkup nisin në pranverë
Vetëm 30 milionë euro janë ndarë nga buxheti i këtij viti, për fillimin e realizimit të këtij projekti
Në pranverë të këtij viti do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritarë të Kosovës.
Autoritet nëPrishtinë pohojnüe se tashmë janë në përfundim të procedurave administrative dhe ligjore.
Lah Nitaj, këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës, thekson se ka shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare që kanë shprehur interesim për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë.
Vetëm 30 milionë euro janë ndarë nga buxheti i këtij viti, për fillimin e realizimit të këtij projekti, raporton ReL. Por, sa janë të mjaftueshme këto mjete, sa është çmimi për ndërtimin e kësaj rruge dhe si do të gjendet fondi?
Nitaj, thotë se tashme kanë një kosto të përafërt të çmimit, por që nuk mund të bëhet publik për shkak të, siç thotë, procesit dhe ndjesisë së projektit.
“Qëndrimi i qeverisë është se rruga të ndërtohet në bazë të kontratave tradicionale, që nënkupton pjesëmarrje nga buxheti i vendit, duke mos përjashtuar në këtë rast edhe përfitimet e kredive të buta, përkatësisht me leverdi ekonomike nga institucionet dhe organizatat financiare ndërkombëtare”, thekson Nitaj.
Megjithatë, ai tregon se për shkak të kompleksitetit të segmentit rrugor nga Kaçaniku deri në kufi të Maqedonisë, ka një kosto tjetër nga seksioni Prishtinë – Kaçanik.
“Për këtë ne kemi qenë të kujdesshëm që për 13 kilometrat deri në kufi të Maqedonisë të bëjmë edhe një ri-projektim në mënyrë që të nxjerrim kosto sa më të mirë financiare dhe zgjedhje sa më të mirë teknike”, shprehet Nitaj.
Edhe Selman Buqolli, ekspert i ndërtimtarisë, tha se terreni deri në Kaçanik është i përshtatshëm për ndërtim, ndërsa segmenti tjetër përbëhet nga shkëmbinjtë të fortë.
Ndryshe, projekti për realizimin e rrugës së 6, Prishtinë – Hani i Elezit është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.
Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin









