E-Diaspora

Qëllohet me plumb avokati i njohur në Suedi

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin

Avokati që mbrojti reperin gjatë akuzave për një sulm në Suedi është qëlluar për vdekje në Stockholm. Henrik Olssen Lilja, i cili mbrojti fillimisht reperin ASAP Rocky gjatë akuzave u gjuajtë me armë zjarri.

Siç raporton “Forbes”, Lilja u qëllua në gjoks dhe në kokë nga një mashkull ende i paidentifikuar. Që nga momenti i sulmit, policia ka marrë disa persona në pyetje.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin dhe ta përplasë atë në tokë para se ta gjuante me armë të paktën dy herë percjell Albinfo.ch.