Kosova
Qeveria e Kosovës, nisma për njohje të patentë shoferëve jashtë vendit
Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën për njohje reciproke të patentë shoferëve. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Me tri vendime të veçanta, kabineti qeveritar ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i Udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Po sot miratim ka marrë edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë”, përcjell albinfo.ch.
Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













