Kosova
Qeveria e Kroacisë distancohet nga deklarata e presidentit kroat: S’është qëndrim yni
Qeveria e Kroacisë i del kundër deklaratave të presidentit për Kosovën

Në një postim për media, Qeveria e Kroacisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviq, i cili tha se ndërkombëtarët ia kanë marrë Kosovën Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Referuar një shkrim në Twitter, qeveria kroate theksoi se dekaratat e Milanoviqit nuk janë qëndrimi politik i Kroacisë, duke rikonfirmuar se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia.
“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike”, thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Twitter.
Presidenti Milanoviq këto deklarata i ka bërë para dy ditëve, ku tha se Kosova i ka takuar Serbisë, por atë ia ka “aneksuar” bashkësia ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF Një baba dhe bir janë burgosur për mashtrim të 365,000 CHF në kredi urgjente për Covid....
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë
-
Televizioni zviceran: Serbia, ky bastion prorus në zemër të Evropës
-
66 % e zviceranëve, të zemëruar nga bashkimi i Credit Suisse-UBS