Shkurt.ch
Qeveria, me ligj për mbrojtjen mediale të të miturve
Me ligjin e ri federal, të miturit do të mbroheshin nga dhuna ose shfaqjet seksuale apo edhe nga përmbajtjet tjera të papërshtatshme në filma dhe në videolojëra, që mund ta rrezikojnë zhvillimin e tyre
Qeveria e vendit dëshiron që në të ardhmen t`i mbrojë më mirë të miturit nga përmbajtjet e papërshtatshme mediale. Për këtë arsye ajo ka dorëzuar për përpunim një ligj i cili rregullon në mënyrë unike identifikimin lidhur me moshën dhe kontrollin e moshës në gjithë Zvicrën. Ky ligj do të mbështetet mbi direktivën e rishikuar të BE-së për shërbimet medieale audiovizuele, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal të Zvicrës.
Me ligjin e ri federal, të miturit do të mbroheshin nga dhuna ose shfaqjet seksuale apo edhe nga përmbajtjet tjera të papërshtatshme në filma dhe në videolojëra, që mund ta rrezikojnë zhvillimin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Në gjithë Zvicrën, të gjitha kinematë, videotekat, dërgesat online, pikat e shitjes dhe videoportalet duhet të detyrohen që t`i vendosin shenjat e identifikimit dhe të kontrollit lidhur me moshën.
Sistemet për klasifikimin e moshës dhe rregullat e identifikimit dhe të kontrollit të moshës duhet të zhvillohen në radhë të parë nga aktorët/aktoret në fushën e filmit dhe të videolojërave. Ato duhet që për këtë qëllim t`u bashkohen organizatave rinore dhe të përpunojnë një rregullore për mbrojtje të të rinjve, të cilën do t`ia dërgojnë Qeverisë Federale për ta shpallur atë të detyrueshme.
Federata dhe kantonet marrin përsipër funksionin e mbikëqyrjes ndërkohë që organizatat për mbrojtjen e të rinjve do të jenë përgjegjëse për zbatimin konkret të mbrojtjes mediale të të rinjve, përcjell albinfo.ch. Në rast se dy vite pas hyrjes në fuqi të këtij ligji asnjë rregullore nuk do të shpallet si e detyrueshme, Këshilli Federal do të nxjerrë rregulloret e nevojshme për fushën e filmit dhe të vdeolojërave.
Këshilli Federal ka hapur të premten më 15 mars konsultimet rreth ligjit të ri. Ato do të vazhdojnë deri më 24 qershor 2019.
E-Diaspora
-
Shqipja flitet më shumë në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullatizuara në Zvicër. Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në...
-
Nagavci: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe
-
Gërvalla takon mërgatën në Stuttgart, i fton të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë
Jeta në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e...
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë