Shqipëria

Qyteti shqiptar, me sytë nga turizmi, por të rinjtë po i ikin

Leskoviku është një prej atyre qyteteve shqiptare ruan vetvete vlera dhe tradita shumta. Sot  ky qytet nuk e ka lavdinë e dikurshme, e megjithatë arrin ruajë një pasuri thellë vetvete. 

Me natyrën e pasur, vlerat njerëzore historike e turistike, të cilat presin të shfrytëzohen, banorët këtu dinë të ruajnë e të konservojnë gjithçka që ata kanë trashëguar. 

Por Leskoviku çdo ditë e më tepër po i humb të rinjtë. Në banesat karakteristike të moshuarit janë të vetmit që qëndrojnë besnikë, pasi mundësitë e pakta për jetesë kanë bërë që të rinjtë të orientohen drejt emigracionit apo edhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. 

“Tani të rinjtë kanë ikur dhe këtu kanë mbetur ca pleq. Leskoviku ishte si ishte”, thotë një e moshuar. 

“Të rinjtë ikën. Shkollat me pesë veta mbeten. Pas fëmijëve, po ikin edhe prindërit, se nuk ka të ardhme”, shprehet një zonjë. 

Këtu ka mbaruar çdo gjë. Një vend i shkëlqyer ka qenë, iku gjithë ajo traditë”, thotë i dëshpëruar një i moshuar, shkruan tch, përcjell albinfo.ch. 

Natyra e veçantë ndërthurur me traditat e hershme të zonës e bëjnë këtë qytet një potencial të rëndësishëm për turizmin, por vëmendja e paktë e instancave ka bërë që të vetmit që e zgjedhin të jenë ata më aventurierët.