Kosova

Rama: Ky vit nis me lirinë e lëvizjes për Kosovën

Nga kjo e hënë qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Këtë mëngjes kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për këtë.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar Rama.

Më 1 janar, në orën 08:00 të mëngjesit është realizuar fluturimi i parë me udhëtarë pa viza.