Kosova
Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve 950 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro, përcjell albinfo.ch.
Rama në një postim në Facebook shkruan se ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit e që, siç thotë ai, “e morëm në dorë copë e çikë”, por që thekson se e ngritën pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj.
Kryeministri i Shqipërisë postimit të tij në Facebook ia ka bashkëngjitur edhe një video.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













