Shqipëria

Rama debat me një grua në Laç, “punoj për një cop bukë në Zvicër”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka debatuar me një nga banoret e Laçit, e cila i ka thënë se pret një afat për të hyrë në shtëpi, pasi është kthyer nga Zvicra, e babain e ka vetëm në Shqipëri. Togfjalëshi i zgjedhur nga zonja, se punon në Zvicër për një “copë bukë”, ka sjellë acarimin e shefit të qeverisë, që solli disa replika mes tyre.

Debati i plotë i Ramës me banoren në Laç:

Edi Rama: Do ketë shtëpinë e re babi më të mirë se jotja në Zvicër.

Banorja: Unë punoj për copë të bukës në Zvicër.

Edi Rama: Mos ma përmend më copën e bukës… shqiptarët nuk punojnë për copën e bukës. Shih si je ti, ti s’punon për copën e bukës se më vjen të plas, as në Mesjetë shqiptarët s’punuan për copën e bukës.

Banorja: Unë punoj 14 orë në ditë për bukë, edhe vishem.

Edi Rama: Unë punoj 22 orë në ditë, se më hipën gjaku në kokë kur thoni punojmë për copë të bukës. Ore, siç ka ndodhur këtë herë, s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri, boll se të dëgjon Zoti, kaq. 10 ditë gjithë ky tërmet në hotele, në çadra dimërore.

Banorja: Unë kam qenë këtu edhe kur ka rënë tërmeti tjetër.

Banorja 2 bërtet dhe ankohet: Edhe ne jemi pa shtëpi… Kryeministër, si ti s’ka në botë.

Edi Rama: Më mbyti, më mbyti… kush të afrohet ty, trembet.

Banorja: Jam zonjë shtëpie, jam zonjë shtëpie.

Edi Rama: Kush të afrohet ty, ti më mbyte… më vure përpara.

Banorja: kam ardhur me fol për pronat sot…

Edi Rama: Mos ma bëni parlament, pusho, pusho, një sekondëëë… gratë të flasin, burrat në fund. Me radhë. Gratë kanë të gjitha të mirat, po kur bëhen shumë, zihen me njëra-tjetrën. Nëna, fol se na mytën.

Nëna: Kur do hyjmë nëpër shtëpia?

Rama: Kemi qindra inxhinierë dhe ekspertë, duhen bërë ekspertizat me kujdes. Kemi nisur me ato më problematiket.