Kosova
Rama: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit
Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Rama i del në krah Kurtit
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë pas sulmeve që iu bënë me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama thotë se nuk mund të sulohet Albin Kurti pas marrëveshjes që kreu i qeverisë e cilëson si të duhur dhe falë së cilës u shmang përshkallëzimi i situatës.
Sipas Ramës, Albin Kurti nuk mund të fajësohet, sepse u soll si kryeministër.
EDI RAMA NË TWITTER
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër, është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)