Kosova
Rama themelon Zyrën koordinuese për diasporën në Prishtinë
Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e Zyrës koordinuese për diasporën në Prishtinë. Ai këtë e tregoi përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se rrugëtimi i tij lidhet ngushtë me jetesën, edukimin dhe arritjet e secilit mërgimtar, përcjell albinfo.ch.
“Sot, më 2 gusht, pikërisht në Ditën e Diasporës, mora vendimin për themelimin e Zyrës koordinuese për Diasporën në kuadër të kryeqytetit. Hapja e Zyrës koordinuese për Diasporën në nivel lokal ishte nevojë dhe kërkesë e kahershme, andaj sot ne po përmbushim edhe një nga premtimet tona”, ka shkruar Rama. Rama u shpreh se kjo zyrë koordinuese, e cila sipas tij do të funksionalizohet shumë shpejt, në vete do të ngërthejë këto aktivitete:
– Organizimi i ngjarjeve që synojnë promovimin e partneriteteve të reja biznesore, rritjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja nga diaspora në kryeqytet. I përgjigjet pyetjeve të diasporës lidhur me zhvillimin e biznesit dhe investimeve te tyre në Prishtinë;
– Ofrimi i këshillave në lehtësim të procedurave administrative dhe shërbimeve të dhëna nga Komuna, veçanërisht gjatë fluksit të madh të vizitorëve nga diaspora gjatë sezonit të pushimeve;
– Zhvillimi dhe shpërndarja periodike e përmbajtjeve të rëndësishme informative me rëndësi për diasporën lidhur me zhvillimet në Kryeqytet, me theks të veçantë në çështjet ekonomike, por edhe kulturore;
– Zhvillimi i një mekanizmi për të mundësuar transferimin e njohurive dhe aftësive nga profesionistët e diasporës në departamente të ndryshme komunale (mund të ketë aktivitete të ndryshme në këtë drejtim, si trajnime, mentorime, seminare, vlerësime të projekteve, lehtësim i lidhjeve me institucionet, organizatat përkatëse jashtë vendit);
– Vendos në shfrytëzim marrëdhëniet dhe ndikimin e pjesëtarëve të diasporës në vendet e tyre rezidente, për të promovuar turizmin, produktet vendore dhe sektorë të tjerë ekonomik me interes për Kryeqytetin. Pjesëtarët e diasporës mund ta luajnë lehtësisht rolin e ambasadorit të Komunave në fusha të ndryshme në vendet rezidente;
– Krijimi i databazës përfshirëse të pjesëtarëve te Diasporës nga Kryeqyteti;
– Inicimi i krijimit të platformave filantropike në Diasporë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare në kauzat me interes të kryeqytetit.
Diaspora jonë paraqet elementin më fisnik, e cila gjithmonë mban lidhjen me atdheun dhe për kontributin tuaj të vazhdueshëm jemi përjetë mirënjohës!
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit











