Maqedonia

Raporti i autopsisë së 14-vjeçares që u vra në Shkup tregon se ajo u qëllua me armë

Autoritetet kanë nxjerrë raportin e autopsisë së 14-vjeçares që u rrëmbye dhe u vra në Shkup.

Sipas këtij raporti, ajo u vra nga arma e zjarrit. Kjo nënkupton se ajo ishte gjallë në makinë derisa u dërgua në vendin ku edhe u qëllua.

Në hetim mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari Ljupço Palevski-Palço ka qëlluar Vanjën.

Pas të shtënave, Vanja u varros pranë fshatit, në një vend që është një mini-deponi. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë “Skoplje1” nga Mjekësia Ligjore, Vanja është qëlluar me plumb në pjesën e kokës.

Prokurori që hetonte rastin mori raportin e mjekut të premten. Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga institucionet bazuar në njohuritë dhe deklaratat e të dyshuarve, të cilët kanë pranuar fajësinë, nga rrëmbimi deri në vrasjen e vajzës kanë kaluar dy orë e 40 minuta.

Sipas provave, përfshirë të dhënat e autopsisë, do të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve, përcjell albinfo.ch. Për rrëmbimin e saj dyshohet edhe babai i saj.