Kosova
Von Cramon: Liberalizimi i vizave nuk duhet të lidhet me dialogun
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë sot se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka shkruar se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave dhe se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin.
“Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me Dialogun me Serbinë. Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj vjen pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka paralajmëruar masa nëse të dyja vendet “nuk sillen me përgjegjësi”, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti Evropian para disa muajsh ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.
#Kosovo 🇽🇰 citizens deserve the long overdue visa liberalisation.
We want to be crystal clear – visa free travel is not and should not be linked to the Dialogue with Serbia.#EU 🇪🇺 has to keep its promise allowing the citizens of Kosovo to travel freely as of 1 January 2024. pic.twitter.com/Y5zv7Jrauw
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 1, 2023
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër













